Ramush Haradinaj: Heroizmi i luftëtarëve në korrik të vitit 1998, në Rahovec, do të mbetet i paharruar, ashtu sikur edhe gjaku i tyre

Epopeja e Rahovecit, e vitit 1998, i dha mesazh të qartë armikut për vendosmërinë e shqiptarëve që të jetojnë të lirë në trojet e tyre, ka deklaruar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai ka shkruar me këtë rast se heroizmi i bashkëluftëtarëve në ato ditë korriku, të vitit 1998 do të  mbetet i paharruar, ashtu siç mbetën të përjetësuar emrat e tyre që ranë për çlirimin  Kosovës nga Serbia: Hamdi Berisha, Habib Berisha, Agim Qelaj, Gani Paçarizi, Avdullah Bugari, Agim Kelmendi, Bujar Buzhala, Afrim Krasniqi, Sadik Shala, Ramadan Morina, Faik Rama, Gëzim Hamza, Mizair Isma, Remzi Ukshini, Liman Gegaj, Arian Brahimi, Bekim Isma, Bajram Veliu, Samir Nurkasa, Eshrefedin Kastrati, Gëzim Mullabazi, Xhafer Nurkasa dhe Xhevat Kasapi, ka nënvizuar, Komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit gjatë luftës, Ramush Haradinaj,

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Nuk do të ketë koalicion me Vetëvendosjen, pasi qëllimi ynë është të largojmë Albin Kurtin prej pushtetit

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka theksuar se nuk ka mundësi për një koalicion të …