Besnik Berisha: Më arrestuan për shkak të kritikave që ia drejtova prokurorit të rastit dhe ministres, Albulenë Haxhiu

Avokati, Besnik Berisha, në një konferencë me gazetarë ka deklaruar se nuk ka kryer asnjë krim dhe se arrestimi i tij ka qenë veprim skandaloz dhe arbitrar, për shkak të inateve personale. Kjo ka ndodhur edhe për shkak të kritikave drejtuar prokurorit të rastit dhe ministres Haxhiu. Avokati Berisha tha se prona e tij u pushtua nga dhjetëra zyrtarë të policisë në krye me prokurorin.  Një i persekutuar nga pushteti, i arrestuar në mënyrë arbitrare që i ka dhënë besën vetës që nuk do të ndalet as një ditë të vetme për të shpërfaqur në publik skandalet e këtij pushteti dhe atyre që vijnë. Besnik Berisha nuk ka kryer asnjë krim, është sanksionuar pasi  e ka goditur pushtetin për një skandal,  në Klan Kosova. Prokurorit ia kam bërë me dije që unë marrë veprime të ligjshme. Pastaj e kuptova që jam para tij për shkak të inateve personale, kritikave të mia publike për ministren dhe prokurorin, tha mes tjerash avokati i njohur, Besnik Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Robert Lansing, përmes një analize trajton manovrat e kryetarit serb, Vuçiq, për të destabilizuar Kosovën

Instituti Robert Lansing, analizoi manovrat politike  presidentit serb, Vuçiq, për të destabilizuar Kosovën, veçanërisht përmes …