Sot, me homazhe dhe nderime në varrezat e dëshmorëve dhe në vendet e rënies së tyre, janë përkujtuar dëshmorët e kombit, prof.Hamdi Berisha, Gani Paçarizi, Ramadan Morina, Sadik Shala, Habib Berisha, Liman Gegaj, Afrim Krasniqi dhe Ruzhdi Gjyliqi. Në përkujtim të dëshmorëve të cilët ranë heroikisht në betejën e Rahovecit, krahas familjarëve morën pjesë edhe bashkëluftëtarët e tyre, kryetari i NISMA SocialDemokrate, Fatmir Limaj, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, Kryetari i degës së OVL të UÇK-së në Malishevë, Metush Kryeziu dhe qytetarë të shumtë. Për jetën dhe veprën e dëshmorëve të kombit, ka folur nënkryetari i Malishevës, Vesel Krasniqi, i cili tha se “falë gjakut të derdhur dhe sakrificës së dëshmorëve të kombit, ne sot gëzojmë lirinë, edhe pse një pjesë e bashkëluftëtarëve, padrejtësisht vazhdojnë të përballen me gjykata, siç është rasti i Hagës, ku po mbahen krerët e luftës çlirimtare”.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …