U përkujtuan dëshmorët e Malishevës të rënë në betejën e Rahovecit

Sot, duke bërë homazhe dhe nderime në varrezat e dëshmorëve dhe në vendet e rënies së tyre, janë përkujtuar dëshmorët e kombit, prof.Hamdi Berisha, Gani Paçarizi, Ramadan Morina, Sadik Shala, Habib Berisha, Liman Gegaj, Afrim Krasniqi dhe Ruzhdi Gjyliqi. Në përkujtim të dëshmorëve të cilët ranë heroikisht në betejën e Rahovecit, krahas familjarëve morën pjesë edhe bashkëluftëtarët e tyre, kryetari i NISMA SocialDemokrate, Fatmir Limaj, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, kryesuesi i KK të Malishevës, Argjend Thaçi, Kryetari i degës së OVL të UÇK-së në Malishevë, Metush Kryeziu dhe qytetarë të shumtë. Për jetën dhe veprën e dëshmorëve të kombit, ka folur nënkryetari i Malishevës, Vesel Krasniqi, i cili tha se “falë gjakut të derdhur dhe sakrificës së dëshmorëve të kombit, ne sot gëzojmë lirinë, edhe pse një pjesë e bashkëluftëtarëve, padrejtësisht vazhdojnë të përballen me gjykata, siç është rasti i Hagës, ku po mbahen krerët e luftës çlirimtare”.

May be an image of 6 people, tree and text

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …