leoni

Ramush Haradinaj: Është momenti i fundit që Kurti t’i lexojë drejt mesazhet e partnerëve dhe të shmanget nga temat tensionuese

Ramush Haradinaj: Është momenti i fundit që Kurti t’i lexojë drejt mesazhet e partnerëve dhe të shmanget nga temat tensionuese

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kurti mund të ketë ritmin dhe orën e tij, por Kosova nuk ka kohë për të humbur. Ai ka thënë se është momenti i fundit kur kryeministri duhet t’i lexojë drejt mesazhet e partnerëve dhe të shmanget nga temat acaruese. “Është koha e fundit që Kurti t’i lexojë drejtë porositë e miqve të palëkundur të Republikës së Kosovës, të Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhëniet me Jashtë, të ofruara me dashamirësinë dhe mirëkuptimin e aleatëve dhe partnerëve në dëshminë e fundit të Escobar”. “Është koha e fundit që Kurti të largohet nga temat tensionuese dhe destruktive, ku vegjetojnë liderët pro-rus, sikurse janë dhe do të vazhdojnë të mbesin Dodik dhe Vuçiq”, është shprehur Haradinaj. Ai ka shtuar se Shtetet e Bashkuara edhe këtë herë po inkurajojnë Kosovën t’u qëndrojë zotimeve dhe t’i hapë rrugë afirmimit ndërkombëtar.

 

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …