leoni

Zëvendës-kryeministri, Besnik Bislimi, zhvilloi takim me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak

Kanë përfunduar takimet në Bruksel në kuadër të dialogut mes Kosovës e Serbisë, në nivel të kryenegociatorëve

Dje kanë përfunduar takimet  në Bruksel në kuadër të dialogut mes Kosovës e Serbisë, në nivel të kryenegociatorëve. Pavarësisht  se Bashkimi Evropian kishte propozuar  që delegacionet e Kosovës dhe Serbisë të takohen edhe mes vete, një takim trilateral kjo nuk ka ndodhur. Fillimisht, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes dy vendeve, Mirosllav Lajçak, ka pasur takim me shefin e delegacionit të Serbisë, Petar Petkoviq. Pastaj ka nisur takimi me delegacionin e Kosovës. Kryengeciatori Besnik Bislimi ka njoftuar  se në Bruksel nuk ka pasur takim mes tij dhe kryenegociatorit serb, Petar Petkoviq, por vetëm takime bilaterale me Emisarin Miroslav Lajçak. Besnik Bislimi ka thënë se i ka propozuar disa masa BE-së për planin e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit duke theksuar se kanë kërkuar edhe interpretim nga ata se a janë këto masa në përputhje me marrëveshjen bazike. Kemi kërkuar qartësim të plotë të hapave në mënyrë që të respektohet kriteri i vënë nga vetë BE, ku thuhet që zbatimi duhet të jetë në mënyrë konsektuive. Kosova bën diçka, Serbia bën diçka. Për çdo masë, për çdo veprim që kërkohet nga Kosovë ne kemi kërkuar të dimë se cili është veprimi nga ana e Serbisë” ka thënë Besnik Bislimi.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …