leoni

Edi Rama: Rajoni ynë nuk mund të bëhet peng i një krize të pafund mes Kosovës dhe Serbisë

Edi Rama: Bashkimi Evropian nuk duhet të lejojë që Veriu i Kosovës të bëhet një Donbas i Vogël, në trazirat e nxitura nga Rusia

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur lidhur me takimin e djeshëm të mbajtur, në Bruksel në mes të delegacioneve të Kosovës e Serbisë me emisarin, Miroslav Lajcak. Ai në reagimin e tij  ka thënë se BE-ja duhet të veprojë me vendosmëri për të siguruar zbatim të shpejt të Marrëveshjes Themelore. Rajoni i Ballkanit Perëndimor nuk mund të bëhet peng i një krize të pafund mes Kosovës dhe Serbisë dhe nuk duhet lejuar që veriu i Kosovës të bëhet një Donbas i Vogël në trazirat e nxitura nga Rusia. Kryeministri Edi Rama ka thënë se  BE-ja duhet të veprojë me vendosmëri për të siguruar një zbatim të shpejtë të Marrëveshjes Themelore. Nuk mund të lejojmë që as veriu i Kosovës, ku kufiri mes krimit të organizuar dhe politikës lokale është i mjegulluar, të bëhet një Donbas i Vogël nga trazirat e nxitura nga Rusia. Po ashtu nuk duhet  lejuar që dialogu  me palëve të bëhet një lojë fajësimi e Ballkanit të Vjetër nga mungesa e një vullneti real dhe të fortë të palëve të përfshira në të! Diskutimet janë të mira, por ajo që i nevojitet rajonit është një përparim para se të jetë tepër vonë, ka shkruar, mes tjerash  kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …