Çmimet e drithërave janë rritur në mënyrë drastike në tregjet globale pasi Rusia njoftoi se do të mbyllë atë që është cilësuar si korridori i grurit. Kremlini zyrtar u tërhoq nga marrëveshja e ndërmjetësuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara që siguronte kalimin e sigurt të anijeve të ngarkuara me grurë në Detin e Zi. Dhe, tashmë, Rusia ka paralajmëruar se anijet me drithë do të konsiderohen si objektiva të mundshëm ushtarake. Në tre netët e fundit, Rusia ka bombarduar godinat në të cilat Ukraina ruan grurin në Odesa dhe në qytete të tjera. Çmimet e grurit në bursat europiane u rritën me 8.2% të mërkurën nga një ditë më parë duke shkuar në 253.75 dollarë për ton. Ndërsa, çmimi i misrit u rrit me 5.4%. Më herët presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi se do t’i kthehej menjëherë në marrëveshjes ndërkombëtare të grurit nëse kërkesat e tij plotësoheshin. Ato përfshijnë heqjen e sanksioneve mbi shitjet e grurit dhe plehrave ruse dhe rilidhjen e bankës bujqësore të Rusisë me një sistem global pagese.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …