Iraku njoftoi të enjten dëbimin e ambasadorit suedez nga territori i tij dhe ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me vendin nordik mes zemërimit për djegien e planifikuar të Kuranit në Stokholm. Kryeministri irakian, Muhamed Shia al-Sudani “urdhëroi Ministrinë e Jashtme që t’i kërkonte ambasadorit suedez në Bagdad të largohej nga territori i Irakut në përgjigje të lejes së përsëritur të qeverisë suedeze për djegien e Kuranit të Shenjtë”, sipas një postimi nga zyra e tij. Më herët, qindra protestues sulmuan ambasadën suedeze në kryeqytetin irakian, duke u ngjitur në muret e ndërtesës dhe duke e djegur atë. Demonstrata u thirr nga mbështetësit e klerikut shiit Muktada al-Sadr për të protestuar kundër djegies së dytë të planifikuar të Kuranit, në Suedi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …