Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka deklaruar se Kosova nuk është kritikuar asnjëherë më shumë në Komitetin për Politikë të Jashtme në Kongresin Amerikan, siç ndodhi para dy ditësh gjatë raportimit të emisarit, Gabriel Escobar, lidhur me politikën e Administratës së kryetarit Biden për Ballkanin Perëndimor. Sigurisht se në diskutimet në këtë Komitet edhe në të kaluarën janë dhënë vërejtje e sugjerime për Kosovën, por gjithmonë ka pasur vlerësime pozitive për qasjen strategjike në bashkërendim me aleatët. Ish-kryeministri, Hoti, thotë se nuk duhet të na ngushëllojë fakti se kritikat kanë qenë edhe më të mëdha ndaj vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, të cilat po e mbajnë peng progresin e rajonit drejt integrimit evropian, duke ju referuar Serbisë. Mirëmbajtja dhe avancimi i marrëdhënieve tona me Amerikën dhe me aleatët e tjerë është e vetmja mënyrë për tu bërë ballë sfidave në konsolidimin e shtetësisë të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Për ne nuk ka rrugë tjetër. Imagjinoni për një moment pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe perspektivën e integrimit euro-atlantik pa mbështetjen e aleatëve dhe do të bindeni për nevojën e koordinimit tonë të plotë dhe të përhershëm me aleatët, saktësoi Avdullah Hoti.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …