Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka paralajmëruar protestë dhe bllokimin e punës në Kuvendin e Kosovës e po ashtu të Qeverisë për shkak të përjashtimit të veteranëve nga paga minimale. Ndaj përjashtimit të veteranëve nga paga minimale, Organizata e Veteranëve të Luftës ka vendosur të pengojë funksionimin e punës në Kuvendin e Kosovës gjatë seancave parlamentare. Për sa kohë që kërkesa e tyre për përfshirjen në ligjin për pagën minimale nuk është plotësuar, siç ka thënë ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK, Faton Klinaku, do të vazhdojnë të bllokojnë funksionimin e institucioneve të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …