Komiteti për Komunitete në komunën e Vitisë, ka mbajtur sot mbledhjen e shtatë të rregullt, ku është diskutuar rreth çështjeve që i preokupojnë por, si pikë kyçe të diskutimit kanë pasur ndihmën humanitare për komunitetin Kroat në Letnicë. Me këtë rast kryetari i komunës Sokol Haliti, që ishte pjesë e këtij takimi, vendosi që të ndihmoj kroatët me një sasi prej njëmijë kilogram miell.