Dje në Shqipëri humbën jetët e tyre 11 qytetarë, në plazhe dhe në komunikacion, në mesin e tyre katër anëtarë të një familjeje

Dje në Shqipëri humbën jetët e tyre 11 qytetarë, në plazhe dhe në komunikacion, në mesin e tyre katër anëtarë të një familjeje

Dita e djeshme ishte e zezë për disa familje në vendin tonë, të cilët humbën të afërmit e tyre në mënyrë tragjike. Ngjarja më e rëndë ishte ajo në liqenin e Banjës ku katër anëtarë të së njëjtës familje humbën jetën duke u mbytur në ujërat e liqenit.

Të vdekur mbetën Gazment Zogu, 46-vjeç, dy djemtë e tij 14 dhe 19-vjeç si dhe nipi 20-vjeçar Melis Zogu të gjithë nga fshati Cingar.

Polumbarët e RENEA-s arritën të nxirrnin trupat e pajetë në orët e vona të së premtes.

Dy viktima të tjera u shënuan në plazhet e Durrësit dhe Tales. Njëra ngjarje ndodhi në plazhin e Durrësit ku një 68-vjeçar në Porto Romano rreth orës 19:20 sapo ka rënë në kontakt me ujin ka shfaqur probleme shëndetësore, ku ka gjetur vdekjen.

Ngjarja tjetër ndodhi në plazhin e Tales ku humbi jetën një 52-vjeçar.

Një 45-vjeçar bojaxhi po ashtu ka humbur jetën dje  teksa lyente muret e një ndërtese pasi ka rënë aksidentalisht nga lartësia.

Si pasojë e tre aksidenteve të rënda ndërruan jetë tre persona të tjerë ditën e djeshme.

Njëra viktimë ishte në aksin Elbasan-Peqin, ku si pasojë e një aksidenti humbi jetën një 58-vjeçar, ndërsa viktima tjetër u shënua në fshatin Fortuzaj në Tiranë, ku një “Range Rover” ra në humnerë dhe mbeti pa jetë një person ende i pa identifikuar. Si pasojë e një tjetër aksidenti në Himarë, ka humbur jetën një 40-vjeçar në fshatin “Shën Vasil”.

Dife Gërdani ndodhej në shtëpi kur humbi jetën tragjikisht dje duke rënë në kontakt me rrymën elektrike, ndërsa po tentonte të piqte bukën në furrë.

 

Top Channel

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …