Veber

Bodo Weber: Situata e muajve të fundit në veri të Kosovës, është më e keqja që nga fillimi i dialogut në vitin 2011

Analisti i njohur gjerman, Bodo Weber ka deklaruar se situata e muajve të fundit në veri të Kosovës, është më e keqja që nga nisja e procesit të dialogut në vitin  2011.  Anëtari i lartë i Këshillit të Politikave të Demokratizimit në Berlin, thotë se krejt kjo ka ndodhur në një kohë të negociatave për marrëveshje mes Kosovës e Serbisë.  “Kjo është kriza më e thellë në dialogun politik që nga themelimi i tij në vitin 2011 dhe në marrëdhëniet Kosovë-Serbi, ndoshta edhe që nga barrikadat serioze, dhuna dhe përleshjet mes protestuesve, apo bandave të organizuara serbe, dhe KFOR-it në verën e vitit 2011, ka thënë Weber për mediet. Vitin e fundit kemi parë fazën e re të negociatave për të ashtuquajturën nismë gjermane franceze, tani plani i BE-së, e cila çoi në komplikimin e saj. Pra, brenda këtij viti ne kemi parë diçka që nuk e kemi parë kurrë, në kuptimin negativ, gjatë gjithë historisë së dialogut politik. Weber ka sqaruar se procesi dialogues ka pasur disa parime të qarta,  por edhe vija të kuqe.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …