Besiana me Palestër Sportive në vlerë prej 2 milion e 500 mijë eurosh

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi me Komunën e Besianës, qëllimi i të cilit është mbështetja financiare për projektin: “Ndërtimi i Palestrës Sportive në Komunën e Besianës”, projekt ky në vlerë prej 2 milion e 500 mijë eurosh dhe sipas projeksioneve buxhetore do të realizohet në periudhën 2016/ 2019.

Me këtë rast, ministri Kujtim Shala u shpreh se MKRS-ja është duke punuar në shumë drejtime për të përmirësuar infrastrukturën sportive në vend, në mënyrë që sporti i Kosovës të ketë kushte më të volitshme për zhvillim dhe avancim.

Më tej, Shala shtoi se me këtë investim kapital, Besiana bëhet me palestër të standardit të lartë dhe me kushte bashkëkohore, ku sportistët e këtij vendi do t’i zhvillojnë aktivitet e tyre sportive.

Kryetari i Komunës së Besianës, Agim Veliu e falënderoi ministrin Shala për bashkëpunimin e gjertanishëm, dhe u shpreh se ky projekt është në funksion të interesave të qytetarëve të kësaj komune dhe veçmas të sportistëve, të cilët do të bëhen me palestër sportive moderne.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …