Kryetarët: Erdoğan dhe Zelensky, kanë biseduar për mundësinë e zgjatjes së marrëveshjes së drithërave të Detit të Zi

Kryetarët: Erdoğan dhe Zelensky, kanë biseduar për mundësinë e zgjatjes së marrëveshjes së drithërave të Detit të Zi

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoğan dhe ai i Ukrainës, Vladimir Zelenskyy, në një bisedë telefonike kanë diskutuar zgjatjen e marrëveshjes së drithërave të Detit të Zi, transmeton Anadolu. Liderët diskutuan në detaje zgjatjen e marrëveshjes së korridorit të drithërave të Detit të Zi gjatë bisedës telefonike të zhvilluar me kërkesë të presidentit Zelenskyy”, njoftoi Drejtoria Turke e Komunikimeve. Gjatë bisedës, Erdoğan theksoi se Türkiye ka bërë “përpjekje intensive” për të ruajtur paqen. Në fillim të kësaj jave, Rusia u tërhoq nga marrëveshja e drithërave të Detit të Zi, duke deklaruar se pjesa ruse e marrëveshjes nuk u zbatua. Marrëveshja, e nënshkruar fillimisht në korrik të vitit të kaluar në Stamboll nga Turqia Kombet e Bashkuara, Rusia dhe Ukraina, kishte për qëllim rifillimin e eksporteve të drithërave nga portet ukrainase, që ishin ndërprenë si rezultat i luftës Rusi-Ukrainë që filloi në shkurt të vitit 2022.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …