Haziri: Organet e pavarura, ekonomia lirë e tregut në Kosovë, duket se i ka ditët e numëruara nga qeverisja lindore

Kurti ka humbur legjitimitetin, zgjedhjet janë një opsion, për rikthimin e normalitetit në Kosovë, tha Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, në një intervistë për KosovaPress,  ka kërkuar  nga kryeministri Albin Kurti të jap dorëheqje, pasi aktualisht, nuk është i mundshëm  mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë apo shpërbërja e Kuvendit. Pas zhvillimeve të fundit në vend dhe sanksioneve ndërkombëtare, Kurti ka humbur legjitimitetin, prandaj zgjedhjet janë një opsion serioz, për rikthimin e normalitetit në Kosovë. Lutfi Haziri akuzon kryeministri Albin  Kurti se ka agjendë të fshehur në raport me dialogun me Serbinë. Ai flet edhe për mundësitë që LDK-ja të dalë me një draft për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe zgjedhjet e brendshme në LDK. Zgjedhjet janë një opsion dhe opozita është gjithmonë e gatshme. LDK-ja si një prej partive kryesore opozitare nesër është e gatshme me hy në proces zgjedhor. Ne nuk presim gjë tjetër gjatë kohës kur je në opozitë veç me shty agjendën zgjedhore. Por ajo kërkon një konsensus më të gjerë që përfshinë edhe shumicën parlamentare. Kjo ka ndodhur një herë në Kosovë, ku Hashim  Thaçi në koalicion me AKR-në e kanë shpërbërë Kuvendin dhe kanë çuar vendin në zgjedhje. Më e mira dhe më e drejta edhe me popullin është dorëheqja, e cila shkakton zgjedhje të jashtëzakonshme në Kosovë, thotë   Lutfi Haziri.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …