Ramush Haradinaj konsideron se për dalje nga kriza, Kosova duhet ta krijojë Qeverinë e Unitetit Kombëtar, me të gjitha partitë politike

Ramush Haradinaj: Vendimi i GJND-së pra 13 vitesh, ishte ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë më të re

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është cituar të ketë deklaruar se para 13 vjetësh,  në vitin 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, legjitimoi përpjekjet historike të Kosovës dhe të drejtën tonë për shtet. Vendimi i GJND-së është ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë të shtetformimit dhe shtet-ndërtimit. Rreshtimi kah vlerat perëndimore dhe orientimi ynë euroatlantik duhet të jetë synimi ynë i pakompromis, i pazëvendësueshëm. Ramush Haradinaj shtoi me këtë rast  se Amerika dhe BE-ja  janë rruga e vetme për Kosovën dhe për realizimin e synimeve tona si shtet i pavarur.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …