leoni

Në shumë vende islame po protestohet kundër djegies e përdhosjes së Kuranit, në Suedi

Mediet botërore bëjnë të ditur se në  Iran, Irak, Liban e vende të tjera islame, protestuesit kanë planifikuar demonstrata, pasi policia suedeze lejoi një protestë, në të cilën një i krishterë irakian, që jeton në Stokholm dhe që tani e quan veten si ateist, shkelmoi dhe shkeli mbi Kuranin, librin e shenjtë të fesë islame, para ambasadës irakiane. Disa orë para kësaj ngjarjeje, demonstruesit në Bagdad hynë me forcë në ambasadën suedeze, duke ndezur zjarr brenda, për të shprehur zemërimin e tyre. Kryeministri irakian, Muhammed Shia al-Sudani urdhëroi dëbimin e ambasadorit suedez nga Iraku dhe tërheqjen e të ngarkuarit me punë irakian nga Suedia. Por një gjest i tillë mund të mos mjaftojë për të qetësuar gjakrat e të zemëruarve dhe një protestë tjetër është planifikuar të mbahet të premten pasdite. E drejta për të protestuar është e garantuar në Kushtetutën e Suedisë. Ligjet e blasfemisë u hoqën në vitet ‘70. Policia zakonisht i lejon protestat bazuar në shkallën e rrezikshmërisë që ato paraqesin për sigurinë. Për myslimanët, djegia apo çfarëdo lloj abuzimi me Kuranin, paraqet përdhosje të librit të shenjtë të fesë së tyre.Arabia Saudite dhe Katari, dy shtete të Gjirit të drejtuara nga udhëheqës të besimit sunit, thirrën diplomatët suedezë për të dënuar përdhosjen e Kuranit. Ministria e jashtme e Turqisë po ashtu  ka reaguar kundër këtij akti fyes e poshtërues nga Suedia.

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …