NATO

Gvosdev: NATO-ja nuk ka qasje të përbashkët strategjike ndaj Ukrainës

Profesor i studimeve të sigurisë kombëtare në Kolegjin e Luftës Detare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Nikolas Gvosdev ka vlerësuar se NATO-ja nuk ka qasje të përbashkët strategjike ndaj Ukrainës. Duke folur për samitin e NATO-s në Vilnius, ai ka thënë se ajo që kemi mësuar në këtë takim të nivelit të lartë është se NATO-ja është një aleancë e vështirë prej 31 anëtarësh. “Është e vështirë të arrihet konsensus dhe ajo me të cilën përfunduam, ishte një qasje më e ulët ndaj shumë çështjeve, përfshirë atë të anëtarësimit të Ukrainës në NATO, dhe në cilat kushte Ukraina mund të ftohet për t’iu bashkuar aleancës. Dhe nuk ishin thjesht shtetet e Evropës Qendrore dhe Lindore, republikat baltike që donin ftesë për Ukrainën, dhe kundërshtarët tradicionalë, si Gjermania dhe Franca, por edhe qasja shumë e pavendosur e SHBA-së që zuri në befasi një numër vëzhguesish. Shtetet e Bashkuara nuk ishin të vendosura për ta çuar Ukrainën menjëherë drejt marrjes së një ftese. Tani, kemi këtë formulim shumë të paqartë që thotë: Mirë, Ukraina do të anëtarësohet kur kushtet të përmbushen dhe aleatët të bien dakord. Kjo nuk na jep shumë qartësi se cilat janë kushtet” ka deklaruar mes thjerrash për Radion Evropa e Lirë, profesor i studimeve të sigurisë kombëtare në Kolegjin e Luftës Detare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Nikolas Gvosdev.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …