Kanadaja është përfshirë nga reshje të dendura që kanë shkaktuar vërshime të shumta. Njoftohet se deri tani, nga vërshimet e ujit janë zhdukur 4 persona, në mesin e të cilëve dy fëmijë. Policia ka njoftuar se dy fëmijë e zhdukur ndodheshin në një makinë e cila u përmbyt nga ujërat. Bëhet e ditur se sasia e ujit të rënë gjatë 24 orëve është e barabartë me atë që bije për gjatë tre muajve. Banorëve u është bërë thirrje që të mos bashkohen në kërkimet për të zhdukurit për shkak të kushteve të rrezikshme.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …