leoni

Ministri Yagcilar u takua me komisionerën për mbikëqyrjen e shërbimit civil në Shqipëri

Ministri i Ministrisë së Administratës Publike Mahir Yagcilar, priti komisionerën e shërbimit civil të Republikës së Shqipërisë Pranvera Strakoshen (me bashkëpunëtorë) të shoqëruar nga ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi. Në këtë takim ishte prezent edhe kryetari i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Kosovës Lulzim Alijaj.

Gjatë këtij takimi, ministri Yagcilar, ka informuar delegacionin e Shqipërisë për fushë veprimtarinë e MAP-it, në veçanti, për fushën e shërbimit civil në Republikën e Kosovës dhe ecuritë në këtë drejtim, që përshkohen me sfida dhe përpjekje për forcimin e kapaciteteve dhe standardeve ekzistuese.

Ministri Yagcilar, ka folur për reformat në administratën publike, për Katalogun e vendeve të punës dhe për mundësitë e bashkëpunimit të dyanshëm, që pritet të realizohen në të ardhmen.

Komisionerja falënderoi ministrin Yagcilar për pritjen, duke shtuar se bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave me KPMK-në e Kosovës do t’u mundësojë palëve të shohin të arriturat dhe mangësitë në punën e tyre, por edhe mundësitë për bashkëpunim në aktivitetet e përbashkëta.

Ndërkaq, kryetari i KPMSHK-së Lulzim Aliaj vlerësoi bashkëpunimin me MAP-in dhe partnerët  nga Shqipëria.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …