Sekretari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku e përfundon vizitën tek krerët e UÇK-së në burgun e Hagës

Sekretari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku e përfundon vizitën tek krerët e UÇK-së në burgun e Hagës

Faton Klinaku nga OVL e UÇK-së dje në Hagë ka vizituar Nasim Haradinajn, Hysni Gucatin dhe Hashim Thaçin në Hagë. Klinaku përmes një postimi ka thënë se Thaçi dhe të tjerët qëndrojnë mirë me shëndet dhe stoikisht përballë padrejtësive. “I përfunduam vizitat edhe me Nasim Haradinaj, Hysni Gucati dhe Hashim Thaçi. Të gjithë 8 shokët janë mirë me shëndet, qëndrojnë stoikisht përballë padrejtësive, dhe ju dërgojnë të fala”, ka shkruar ai. Kujtojmë se të shtunën Klinaku ka vizituar Jakup Krasniqin, Salih Mustafën, Rexhep Selimin, Pjetër Shalën e Kadri Veselin.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Në Rashkë të Serbisë po kryhen trajnime të grupeve të caktuara për të destabilizuar situatën në Kosovë

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu akuzon Qeverinë Kurti për paaftësi, mashtrime dhe kauza të rrejshme

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kritikuar ashpër Qeverinë e kryeministrit Albin Kurti, duke e …