Safet Gërxhaliu: Mungesa e dialogut social në Kosovë dërgon ligjin mbi pagën minimale në Kushtetuese. Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka thënë se mungesa e dialogut social në Kosovë e ka dërguar Ligjin mbi Pagën Minimale në Gjykatën Kushtetuese. Gërxhaliu ka thënë se Kosova është para sfidave të shumta të natyrës politike, ekonomike, sociale dhe integruese, dhe sipas tij, dëmi më i madh që po i bëhet Kosovës është fakti se shumë ligje të miratuara në Kuvendin e Kosovës po përfundojnë në Gjykatën Kushtetuese, që vërtet thotë se po e dëmtojnë imazhin e Kosovës. Sa i përket ligjit për pagën minimale kemi paralajmëruar se ka parregullsi. Pra, ka një mungesë të dialogut të mirëfilltë publiko-privat, por në veçanti ka një mungesë sa i përket dialogut social dhe në këtë drejtim është pritur që do të ketë reagime të ndryshme nga vet fakti se ky ligj bie ndesh me ligjin mbi pagën në administratë. Ju e dini se në administratë kemi koficent 2 që një koficent është 105 euro dhe kemi pagë me 210 euro. Në anën tjetër është paraparë që të kemi pagë minimale 264 euro. Dhe ky është kundërshtimi i parë”, thotë Gërxhaliu.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …