Ministrat serbë në Qeverinë e Kosovës vazhdojnë të kenë qëndrime krejt të kundërta nga ato të kryeministrit, Isa Mustafa. Kështu, ministri për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jevtiq, ka thënë se lagjja ‘Lugina e Diellit’ do të ndërtohet, pavarësisht se kundër saj është shprehur si kryeministri, Mustafa ashtu edhe ministri i Mjedisit, Ferid Agani. Ministri nga radhët e Listës ‘Srpska’, madje ka kërkuar që institucionet e Kosovës të asistojnë në ndërtimin e këtyre lagjeve. Jevtiq, poashtu, ka kërkuar nga Qeveritë e Kosovës, Malit të Zi, Serbisë dhe Maqedonisë që të bashkëpunojnë për zgjidhjen e problemit të të zhvendosurve.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane
Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …