Kryetari i Këshillit Administrativ të Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS), Rrahim Pacolli sot ka ushtruar padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj Gazetës Express, siç thotë ai, për shkak se emisioni i përjavshëm “Zona Express”, prodhim i gazetës, ka përdorur fotografinë e tij në mënyrë të paautorizuar në dokumentarin e fundit “Vjedhje në kohë lufte”. Pacolli thotë se marrja e fotografisë së tij me vëllanë e presidentit, protagonist i dokumentarit, dhe publikimi i saj ka cenuar rëndë personalitetin e tij. “Dëshiroj ta informoj opinionin e gjerë se sot, me datë 14.06.2016, kam ushtruar padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj portalit informativ Gazeta Express. Padinë e kam ushtruar për shkak se i njëjti ka përdorur qëllimshëm imazhe të fotos sime në mënyrë të paautorizuar në një dokumentar të titulluar “Vjedhje në kohë lufte”. Duke marrë për bazë që i njëjti ka cenuar dhe dëmtuar rëndë personalitetin tim, kemi kërkuar me anë të padisë që të më zhdëmtojë për dëmin e krijuar jo material dhe material”, thuhet në një njoftim publik të Pacollit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …