(Poezi e përshtatur për një tekst të këngës folklorike)
Kur nga flakët e barbarit,
Mbi Kosovë tym, errësirë,
Seç jehoi një zë nga mali,
Nga Radio Kosovë e Lirë.
Zëri i Radios Kosovë e Lirë,
Flet për pushkën e lirisë,
Trimat tanë dhanë betimin,
Për flamur, për Shqipërinë.
Janë betuar para nënës,
Le të rrjedhë gjaku lum,
Për të gjithë Shqipërinë,
Bashkë në dallgë e në furtunë.
Kjo ushtri me ballin ndritur,
Nëpër shekuj prushin mblodhi,
Mblodhi shpirtrat e zhuritur,
Prangat serbe në zjarr i hodhi.
Dhe ky zë jehoi ndër male,
Në mëngjes dhe natën vonë,
Trandi çerdhen e barbarit
Do të kujtohet përgjithmonë.
Dhe vetë zëri i dëshmorëve,
Fjalë e tyre këngë kushtrimi,
Historinë me gjak e shkruan
Sollën ditën dhe çlirimin.
UÇK -së i dha besën,
Deri në qiell e lartëson,
Se qe pushka çlirimtare
I madh e i vogël i besoi.
Frymëzim dhe përkushtim,
Fjala e Radios në Prishtinë,
Dhe vetë zjarri i UÇK – së,
Mjaltë jete për Shqipërinë.