UNDP

UNDP-ja publikoi Përmbledhjen Pulsi Publik 24

UNDP publikoi Përmbledhjen Pulsi Publik 24

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë publikoi sot edicionin e 24-të të Përmbledhjes Pulsi Publik.

Anketa e opinionit të Pulsit Publik bazuar në intervistat e kryera në prill 2023 paraqet gjetjet mbi dhjetë treguesit kryesorë që mbulojnë çështjet socio-ekonomike, mjedisore dhe politike, duke përfshirë drejtësinë tranzicionale. Si me të gjitha publikimet e mëparshme, të dhënat dhe treguesit janë të ndarë sipas përkatësisë etnike dhe gjinisë për të ofruar informacion të detajuar mbi dallimet në perceptimet e sfidave të zhvillimit me të cilat përballet njerëzit që jetojnë në Kosovë.

Disa nga gjetjet kryesore nga anketa e muajit prill 2023 përfshijnë:

  • Rritje të kënaqshmërisë e të anketuarve me punën e të gjitha institucioneve qendrore të Kosovës. Mesatarisht 45,8% të të anketuarve ishin të kënaqur me punën e tyre.
  • Kënaqshmëria me performancën e kabinetit ekzekutiv është regjistruar në 45.8%, duke shënuar një rritje prej 4.8 pikë përqindjeje krahasuar me nëntorin e 2022.
  • Kënaqshmëria me punën e kryeministrit kapi vlerën prej 51.5%, ngritje kjo për 6.6 pikë përqindje krahasuar me nëntorin e 2022
  • Kënaqshmëria me punën e Kuvendit kapi vlerën prej 46.5%, krahasuar me 39.1% në nëntor 2022, ndërsa kënaqshmëria me kryetarin e Kuvendit të Kosovës ishte 58.3%, krahasuar me 50.8% në nëntor 2022.
  • Niveli i kënaqshmërisë me Presidenten kapi vlerën 60.3%, krahasuar me 56.8% në nëntor 2022.
  • Ka pasur rritje në shkallën e kënaqshmërisë me Gjykatat dhe Zyrën e Kryeprokurorit, duke kapur vlerën prej 29% për të dyja institucionet, krahasuar me 24.4% dhe 22% përkatësisht, në nëntor 2022.
  • Kënaqshmëria me drejtimin ekonomik kapi vlerën prej 17.79%, duke u rritur për 6.97 pikë përqindje krahasuar me nëntorin 2022 kur ishte 10.82%.
  • Indeksi i Demokratizimit (ID) u ul për 0.04 pikë (1.48) krahasuar me nëntorin 2022 kur kjo vlerë ishte 1.52 pikë. Megjithatë, u shënua rritje për 0.17 në Indeksin e Besueshmërisë Ekonomike (IBE), i cili kapi vlerën prej 1.03, krahasuar me 0.86 në nëntor 2022. Si ID-ja ashtu edhe IBE-ja maten në një shkallë nga 0 pikë (minimumi) në 3 pikë (maksimumi), ku vlerat nën 1.5 konsiderohen negative, ndërsa ato mbi 1.5 tregojnë qëndrim pozitiv të shumicës së qytetarëve në lidhje me indekset e demokratizimit dhe ekonomisë.
  • Një numër dukshëm më i lartë i të anketuarve ishin të gatshëm të protestonin për arsye politike në prill 2023 krahasuar me nëntorin 2022 (24.2%). Ky numër përputhet me numrin e qytetarëve që ishin gati të protestonin për arsye politike në prill 2022. Të dhënat e zbërthyera sipas përkatësisë etnike treguan se një numër më i madh i serbëve të Kosovës (40.5%) ishin të gatshëm të protestonin për arsye politike në krahasim me shqiptarët e Kosovës (28.5%) dhe pjesëtarët e komuniteteve të tjera të Kosovës (29.5%).
  • Gjetjet tregojnë rritje të lehtë për sa i përket ndjenjës së sigurisë tek të anketuarit me 82.85% që ndihen të sigurt kur janë jashtë. Të dhënat e zbërthyera sipas gjinisë treguan se më shumë meshkuj (83.9%) sesa femra (81.7%) deklaruan se ndihen të sigurt dhe deridiku të sigurt kur janë jashtë.
  • Papunësia (32.7%), varfëria (20.1%) dhe inflacioni (11.6%) u renditën si tre problemet e natyrës më urgjente në Kosovë,
  • Të dhënat e Pulsit Publik #24 kanë shënuar rënie të numrit të të anketuarve që perceptojnë se punësimi në institucionet publike të Kosovës bëhet në baza meritore. Vetëm 22% e të anketuarve besojnë se punësimi në institucionet publike bëhet në baza meritore në prill 2023, krahasuar me 27% në nëntor 2022.
  • Mesatarisht, 23.5% e anketuarve pohuan se e perceptojnë që korrupsioni në shkallë të gjerë është i pranishëm në institucionet publike dhe ndërkombëtare në Kosovë, krahasuar me 21.1% në nëntor 2022.
  • Kur u pyetën për të drejtën e tyre për të jetuar në një mjedis të shëndetshëm dhe të pastër, gjithsej 14.5% e të anketuarve pohuan se nuk kanë njohuri për këtë temë, dhe ky numër ka pësuar rënie që nga nëntori 2021 kur u shënua në vlerën prej 27.5%, prilli 2022 me vlerën 18.5% dhe nëntorin 2022 me 19.6%. Gjithsej 38.3% thanë se kishin pak njohuri për këtë temë, ndjekur nga 32.3% që kishin njohuri mesatare për këtë temë dhe 14.9% që kishin shumë njohuri për këtë temë.
  • Pulsi Publik #24 bëri pyetje edhe për drejtësinë tranzicionale. Të dhënat treguan se 58.4% e shqiptarëve të Kosovës dhe 70% e pjesëtarëve të komuniteteve të tjera të Kosovës besonin plotësisht ose besonin se marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të ndikojë pozitivisht në jetën e tyre, ndërsa 24.8% e serbëve të Kosovës e besonin të njëjtën gjë.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, ishin vizitë në Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …