Blerim Isufaj

Vjosa Osmani e Albin Kurti kundër prokurorit, Blerim Isufaj mbase edhe sepse ka qenë luftëtar i lirisë dhe pjesëtar i UÇK-së

Kryetarja Vjosa Raif  Osmani është zotuar se nuk do  ta dekretojë për Kryeprokuror, Blerim Isufajn por ende s’e ka marrë një vendim. Presidenca paralajmëronte se në fund të prillit do të përmbyllej ky proces i stërzgjatur, por diçka e ka shtyrë edhe më tej vendimin e Vjosa Osmanit. Këshilltari për media i zonjës  Osmani, kishte thënë se pasi të përfundojë trajtimi edhe i kësaj ankese, kryetarja  do t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme në përputhje me detyrimet dhe përgjegjësitë e saj kushtetuese. Afatet për kontestim të procesit të zgjedhjes së kryeprokurorit do të duhej të kishin  përfunduar në fund të prillit, por ende nuk ka asnjë vendim.   Blerim Isufaj, i cili duhet të emërohet Kryeprokuror,  ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Koshare. Pas luftës, Isufaj u angazhua si këshilltar politik për çështje juridike në Ministrinë e Drejtësisë. Kurse nga viti 2010 Isufaj ishte zgjedhur Prokuror i Krimeve të Rënda dhe në vitin 2013 kaloi në Prokurorinë Speciale, pozitë të cilën e kishte ushtruar deri në vitin 2016, kur kishte marrë kryesimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës. Më 2019, Isufaj u zgjedh me 10 vota për dhe asnjë kundër Kryeprokuror i Prokurorisë Speciale.

 

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …