Kryetari Ramosaj së bashku me Fondin për Zhvillim Komunitar – CDF, nënshkruan marrëveshje të mirëkuptimit

Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj së bashku me Fondin për Zhvillim Komunitar – CDF, nënshkruan marrëveshje të mirëkuptimit për shtimin e një shtegu të ri në fshatin historik Belle, i cili do të promovoj trashëgiminë kulturore të një prej vendbanimeve më të vjetra në Kosovë. Projekti Rilindja Kulturore nga Liqeni i Shkodrës në Kosovë “TIME TRAVEL” nën prioritetin tematik numër 3 të programit “Inkurajimi i turizmit dhe trashëgimisë kulturore dhe natyrore”, do të fokusohet në zhvillimin e turizmit përmes promovimit të trashëgimisë kulturore dhe natyrore që do të kontribuojë drejtpërdrejt në përmirësimin e vëllimit, cilësinë dhe dukshmërinë e turizmit lidhur me vlerësimin e trashëgimisë dhe vlerave kulturore dhe natyrore. Jemi gjithmonë mirënjohës për mbështetjen ndaj projekteve që ndikojnë në zhvillimin e turizmit, si natyror ashtu edhe atij kulturor! Falënderues ndaj drejtoreshës, znj. Nermin Mahmuti dhe përfaqësuesit nga organizata CDF për bashkëpunimin dhe drejtorit për Ekonomi dhe Zhvillim, z. Isuf Demhasaj për punën, ka thënë kryetari Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …