Eulex

BE-ja ka zyrtarizuar vazhdimin e misionit EULEX në Kosovë, pa kurrfarë konsultimi me autoritetet e vendit tonë

Kryetari, Hashim Thaçi, kryeministri, Isa Mustafa, kryeparlamentari, Kadri Veseli, kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, shefi i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, si dhe ambasadori amerikan, Greg Delawie u munduan për më shumë se një orë të gjenin një zgjidhje për mandatin e EULEX-it i cili përfundon sonte në mesnatë. Mirëpo, më të përfunduar takimi asnjëri prej tyre nuk ka folur për medie, por është bërë e ditur se diskutimet janë zhvilluar  lidhur me çështja e kompetencave të EULEX-it, të cilat në bazë të ligjit të ri për këtë mision, parashihet të zvogëlohen, çështje të cilën BE-ja nuk e pranon. Bëhet fjalë për heqjen e kompetencës kryesore, inicimin e hetimeve të reja për korrupsion dhe krime lufte nga ana e EULEX-it pa pëlqimin e prokurorisë së shtetit, përjashto rastet të jashtëzakonshme, por të cilat nuk specifikohen. Kjo duket të mos i ketë pëlqyer Brukselit dhe shefes së BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Frederika Mogherini, e cila nuk ia ktheu letrën mbrapa presidentit të Kosovës Hashim Thaçi me të cilën kërkonte zgjatjen e mandatit të misionit të BE-së për sundim të ligjit në Kosovë edhe për 2 vite të tjera. Ndërkohë është bërë e ditur se BE-ja ka zyrtarizuar vazhdimin e misionit EULEX, pa kurrfarë konsultimi me autoritetet e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …