Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi nuk beson te mocioni i nisur tashmë në publik nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Sipas të parit të demokratëve kosovarë, kjo është vështirë e mundur, për të mos thënë e pamundur, sepse në konstalacionin aktual opozita i ka 41-42 deputetë, pa Listën Serbe. Ai tutje ka pyetur se ku janë edhe 20 deputetë që do ta tradhtojnë VV-në, gjë kjo shumë pak e besueshme. “Mocioni nuk mundet me qenë i suksesshëm në konstalacionin aktual politik… krejt opozita bashkë jemi 41-42 deputetë… Ku munden me i gjetë tri partitë opozitare edhe 20 deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje. Kush është ai që beson që deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje do ta tradhtojnë Albin Kurtin”, ka thënë Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …