Përmirësimi i kushteve të jetës, kërkesë kryesore e komunitetit pakicë në Ferizaj

Në sesionin e pasdites është mbajtur takimi me komunitete pakicë të Komunës së Ferizajt. Hapjen e këtij dëgjimi publik e ka bërë nënkryetari i Komunës së Ferizajt Lulzim Aliu, ndërsa ka marrë pjesë drejtorja e Financave Sebahate Ajeti-Sadiku si dhe anëtarët e Kuvendit të Komunës, njëherit edhe anëtarë të Komitetit për Komunitete Flora Abdullahu dhe Flora Islami.  Ai të pranishmit i ka njoftuar për procesin e hartimit të buxhetit për vitin 2024, ndërkaq ka kërkuar nga këta të fundit,  që të paraqesin të gjitha kërkesat, por edhe problemet me të cilat ballafaqohen. Komunitetet e pranishëm në këtë takim, kanë kërkuar që të bëhet diçka konkrete për përmirësimin e jetës së tyre, duke kërkuar kështu ndërtim të shtëpive, pagesa të qirave, por kanë kërkuar që të bëhen edhe më shumë fushata sensibilizuese  për shkollimin e komunitetit pakicë në Komunën e Ferizaj. Takimet për hartimin e buxhetit, do të mbahen edhe nesër ku nga ora 10:00 është paraparë takimi me gra, ndërkaq në orën 14:00 do të mbahet takimi me kryetarët e bashkësive lokale dhe kryetarët e fshatrave të Komunës së Ferizajt.

May be an image of 5 people, people studying and bureau

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …