Nënkryetari i Lidhjes Demokratike, Lutfi Haziri, tha se për 45 ditë LDK-ja do t’i zgjidhte problemet që i ka krijuar kryeministri, Albin Kurti. Kjo deklaratë nga Haziri erdhi pasi u pyet nëse LDK-ja mund të sjellë alternativë qeverisëse. Sipas Hazirit marrëveshjet me Serbinë të arritura gjatë Qeverisë Kurti II janë më të dëmshmet. “Në projeksionin e LDK-së, për 45 ditë do t’i zgjidhnim problemet që i ka shkaktuar kryeministri Kurti. Plani ynë është publik dhe është në debat me grupet e interesit që duan të debatojnë me LDK-në. Këtë guri në qafë që na ka lënë ky kryeministër, nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë e Kosovës. Marrëveshje më të keqe s’ka pasur”, deklaroi Haziri.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …