Në një reagim të KMDLNJ-së thuhet se deri më tani pengjet e Kosovës që po mbahen, në Hagë, janë mbështetur, qoftë për të siguruar mbrojtje ligjore apo për të mbështetur familjet gjatë vizitave me më shumë se 16 milionë euro e që, kohë pas kohe përsëritet nga Ministria e Drejtësisë dhe nga kryeministri Kurti thuaja që e kanë bërë dhe po e bëjnë një sakrificë nga xhepi i tyre e jo që është detyrim shtetëror që është rregulluar me ligj. Realisht, shteti i Kosovës ka detyrim ndaj cilitdo shtetas të Kosovës që mbahet në burgjet e shteteve tjera, qoftë duke siguruar asistencë ligjore apo duke përkrahur familjet nëse ato nuk kanë mundësi materiale. Kroacia, vetëm për mbrojtjen e gjeneralit Ante Gotovina ka ndarë 33 milionë euro dhe asnjëherë dhe askush nuk e ka kundërshtuar këtë vendim të shtetit kroat. Ndërkaq, në Kosovë edhe para se të votohej Ligji për Mbështetje të të akuzuarve dhe të dënuarve nga Gjykata Raciste Speciale në Hagë, kishte kundërshtime nga një pjesë e së ashtuquajturës shoqëri civile dhe nga opozita që tradicionalisht ishin kundër luftës dhe kundër UÇK-së. Edhe së voni dëgjoheshin zëra, si nga burimet e vjetra ashtu edhe nga pozita që duhet të rishqyrtohet përkrahja materiale e personave që po mbahen peng në Hagë, të gjithë shqiptarë dhe shtetas të Kosovës dhe, po të mos ishte detyrimi ligjor që del nga Ligji përkatës, të privuarit nga liria do të mbeteshin pa përkrahje ligjore sikur që familjarët nuk do të kishin mundësi t’i vizitojnë anëtarët e familjeve të tyre.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …