Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku takon sot përfaqësues të bizneseve për të diskutuar për krizën aktuale në vend

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku takon sot përfaqësuesit e bizneseve për të diskutuar për krizën aktuale në vend

Në vazhdën e takimeve në atë që e ka quajtur “Rruga e re”, sot Lidhja Demokratike e Kosovës organizon takimin e radhës. Në këtë takim kryetari i kësaj, Lumir Abdixhiku do të takojë përfaqësues të bizneseve kosovare. Takimi pritet të nis në orën 17:00.“Ky takim do të mbledhë një numër të madh të përfaqësuesve të bizneseve kosovare. Takimi me biznese vjen pas një vargu të suksesshëm takimesh të mbajtura nga kryetari i LDK-së, z. Lumir Adbixhiku, me opinionistë dhe gazetarë, organizata të shoqërisë civile, dhe ligjërues universitarë. “Rruga e Re”, ka lindur si ide nga takimet e deritanishme dhe synon të çojë Kosovën drejt një të ardhme të ndritur, duke dalë nga kriza aktuale”, thuhet në njoftimin e LDK-së. Para pak ditësh, Abdixhiku i ka takuar gazetarë dhe analistët  e përfaqësues të shoqërisë civile. Ai paralajmëroi se do të ketë takim edhe me kryetaren e vendit, Vjosa Osmani.  Abdixhiku tha se LDK nuk do që qëndrojë duarkryq karshi zhvillimeve të fundit.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …