Sportin e çiklizmit malor dhe sportin e Via Ferrata mund ta realizoni në zemrën e Bjeshkëve të Nemuna, në Deçan

Dy produkte të reja që i janë shtuar Qendrës Informuese Turistike – Visit Deçani, për të gjithë adhuruesit e natyrës që dëshirojnë të provojnë atraksione turistike në Komunën e Deçanit. Biçikletat të cilat mund të përdoren në katër shtigjet e reja, nga turistët vendor dhe ata ndërkombëtar, ku me harta mund të pajiseni në Qendrën Informuese Turistike – Visit Deçani. Pajisjet e Via Ferrata, me të cilat tani ky sport lehtësisht mund të realizohet përgjatë Grykës së Deçanit, individualisht apo me guidë. Këto pajisje janë faktorët kyç të ngritjes së kapaciteteve të turizmit në qytetin e Deçanit dhe promovimit të bukurive natyrore, të cilat po ashtu janë ndikues në mbrojtjen e ambientit. Tani sportin e çiklizmit malor dhe sportin e Via Ferrata mund ta realizoni në zemrën e Bjeshkëve të Nemuna, në Deçanin e turizmit malor! Mos hezitoni të realizoni aventurën tuaj! Jeni të mirëpritur në Qendrën Informuese Turistike – Visit Deçan, çdo ditë (e hënë – e diele), nga ora 09:00 – 17:00.

Kontakti në numrin e tel: +383 46 117 712.

 

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i Komandës Regjionale Perëndim Kol. Rocco Mundo, dhuroj disa pajisje teknologjike SHF “Maxhun Çekaj” në Irzniq

Të enjtën në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Maxhun Çekaj” në Irzniq, drejtori i …