Kryeministri Albin Kurti, e ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Austrisë, Christoph Weidinger. Kurti e falënderoi ambasadorin Weidinger për bashkëpunimin dhe angazhimin në avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Austrisë. “Duke vlerësuar raportet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve, kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Widinger për kontributin në vizitat e shumta zyrtare e shtetërore, rritjen e bashkëpunimit ekonomik, mbështetjen për arsimin, të rinjtë dhe gratë dhe për mbështetjen e vazhdueshme për anëtarësim në organizata ndërkombëtare”, thuhet në njoftim. Ndërsa, ambasadori Weidinger veçoi raportet e shkëlqyera që gëzojnë dy shtetet tona, ngrohtësinë dhe mikpritjen e njerëzve në Kosovë dhe lidhjet e shumta njerëzore mes Austrisë dhe Kosovës, të cilat tha se janë të gjata dhe të vazhdueshme.
Kontrolloni gjithashtu
Ferat Shala: S’ka asnjë investitor të huaj serioz brenda këtij mandati
Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala thënë se qeveria aktuale brenda …