Behxhet Pacolli

Behxhet Pacolli: Mimoza Kusari është egocentrike, ajo nuk ka biseduar me Radojçiqin pa u marrë vesh me dikë më lartë

Kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli, ka folur sërish për incizimet e Mimoza Kusari Lilës ku ajo dëshmohet se ka folur me kriminelin serb, Milan Radojçiq. Ai ka thënë se Mimoza Kusari është konsultuar me dikë më të lartë se ajo për ta bërë këtë bisedë, e sidomos për temën e veteranëve. “Ne duhet të flasim me ta. Të flitet për një gjë që atyre s’iu intereson fare, për atë që ne e dijmë cila është qasja e tyre ndaj veteranëve, ka qenë një nuk po e quaj, por ligësi. Nuk besoj që asnjëherë zonja Kusari në mendjen e vet e ka bërë këtë. Ajo është egocentrike, ndoshta i nevojitet asaj ajo. Por ta bëjë një bisedë të tillë pa u marrë vesh me dikë, unë nuk besoj që ajo me kokën dhe mendësinë e vet është ulur dhe ka biseduar”, tha Pacolli./lajmi.net/

Kontrolloni gjithashtu

Radha e re e takimeve për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi planifikohet të mbahet më 24 tetor, në Bruksel

Javën e ardhshme, më 24 tetor, pritet të zhvillohet takimi, në kuadër të dialogut për …