Gratë ferizajase, patën kërkesa të ndryshme gjatë dëgjimit të sotëm buxhetor

Dëgjimi buxhetor për vitin 2024, gjatë ditës së sotme është mbajtur vetëm me gra të Komunës së Ferizajt. Hapjen e dëgjimit buxhetor e ka bërë Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, i cili ka thënë se ky takim është organizuar enkas vetëm me gratë, në mënyrë që të dihen sakte prioritetet e tyre. Gratë e pranishme në këtë takim, patën një numër të pakët të kërkesave. Lumnije Morina, kërkoi që të ketë më shumë bursa për nxënëset e shkollave të mesme, por të bëhet edhe transporti urban në qytet. Hamushahe Hoxha, me profesion infermierë, gjatë këtij takimi kërkoi që të bëhet një qendër për të moshuarit. Po ashtu u kërkua që të ketë më shumë kënde të  lojërave për fëmijë, më shumë parqe dhe trotuare më funksionale.

Në sesionin e pasdites, do të mbahet takimi me kryetarët e bashkësive lokale dhe kryetarët e fshatrave të Komunës së Ferizajt.

May be an image of 13 people, people studying, bureau, office and text

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt diskutimi me temë “Sfidat e komuniteteve joshumicë”

Në ambientet e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, nën organizimin e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI) me mbështetjen …