Në raportin e vitit 2023 për “Klimën e Investimeve” në Kosovë, Departmaneti Amerikan i Shtetit, në kapitullin ku trajton korrupsionin, shkruan se ndonëse Kosova ka legjislacion të fortë për luftimin e korrupsionit, “Qeveria e Kosovës ka mbetur relativisht e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar, ndjekur penalisht, të burgosë dhe të konfiskojë asetet e individëve të korruptuar”. Qeveria ka miratuar masa të tjera për të trajtuar korrupsionin, duke përfshirë një kërkesë për të kryer të gjitha prokurimet publike në mënyrë elektronike dhe për të publikuar emrat e fituesve të kontratave. Agjencia Kundër Korrupsionit dhe Zyra e Auditorit të Përgjithshëm janë agjencitë qeveritare të mandatuara për të luftuar korrupsionin. Veç kësaj, në raport të DASh gjithashtu bëhet e ditur se “Ambasada e SHBA-së në Prishtinë nuk është në dijeni të ndonjë aktiviteti qeveritar për të inkurajuar kompanitë private që të krijojnë kode të brendshme të sjelljes, ose të industrisë lokale ose grupeve jofitimprurëse që ofrojnë shërbime për verifikimin e partnerëve të mundshëm investues vendorë”, thuhet në raportin e Departmaneti Amerikan i Shtetit.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …