Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Kryeministri Albin Kurti, kërkon të thellojë marrëdhëniet me Turqinë, tani që “është ftohur” me Amerikën dhe BE-në

Kryeministri Albin Kurti, ka biseduar me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, të cilin e ka ftuar edhe për vizitë zyrtare në Kosovë. Ai e uroi z. Fidan për rezultatet e zgjedhjeve dhe detyrën e re duke i ofruar bashkëpunim të plotë dhe të ngushtë në avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale mes Republikës së Kosovës dhe Turqisë”. Albin Kurti thuhet ta ketë falënderuar ministrin  e Turqisë  për mbështetjen në fushën e mbrojtjes. Përmes  bisedës telefonike thuhet se bisedua për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes me ç‘ rast, kryeministri Kurti e falënderoi ministrin, Fidan për mbështetjen e Turqisë dhenë Kosovës në kuadër të NATO-s si dhe mbështetjen ndaj Forcave të Sigurisë së Kosovës. Duke vlerësuar bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Turqisë, në takim u bisedua edhe për zhvillimet aktuale me interes të përbashkët, bëri të ditur Zyra e Kryeministrit.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …