Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka folur për qeverisjen e Vetëvendosjes, për punën e Kuvendit dhe opozitarizmin e partisë së tij, si dhe për zgjedhjet e parakohshme. Imaili ka thënë se partia e tij është e gatshme për zgjedhje. Sipas tij, politika qeveritare ishte dashur t’i japë mundësi familjeve në Kosovë në këtë kohë krize. Ai ka deklaruar se dhuna në Kuvend ditë më parë erdhi si rezultat i urrejtjes patologjike që e ka zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ndaj opozitës. Ismaili ka thënë se opozita ka bërë mirë që e ka ruajtur qetësinë në Kuvend sepse aty është për qytetarët dhe është përfaqësuese e atyre që e kanë votuar. Nënkryetari i PDK-së, ka thënë se opozita ka luajtur rolin e saj në Kuvend, duke i shfrytëzuar mundësit e opozitarizmit për t’i mbrojtur interesat e qytetarëve.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Speciale refuzon kërkesën e Pjetër Shalës për mosparaqitje në seancën e shpalljes së Urdhrit për Zhdëmtim
Gjykata Speciale ka njoftuar se Trupi Gjykues ka refuzuar kërkesën e Mbrojtjes për të lejuar …