Oda Ekonomike Amerikane kërkon nga Qeveria e Kosovës që të eliminohen shpejt ndërhyrjet politike në ekonomi

Oda Ekonomike Amerikane kërkon nga Qeveria e Kosovës që të eliminohen shpejt ndërhyrjet politike në ekonomi

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që menjeherë të adresojë sfidat e rritjes ekonomike. Përmes një komunikate për media ka thënë se nuk mund të injorohen konkluzionet shqetësuese të nxjerra në Deklaratat e Klimës së Investimeve për Kosovën të publikuara së fundmi nga ana e Departamentit Amerikan të Shtetit, ku flitet për ndërhyrjet politike në ekonomi. “Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë njeh potencialin e madh të Kosovës si një destinacion i rëndësishëm për investime. Megjithatë, nuk mund të injorohen konkluzionet shqetësuese të nxjerra në Deklaratat e Klimës së Investimeve për Kosovën të publikuara së fundmi nga ana e Departamentit Amerikan të Shtetit. Këto gjetje, duke theksuar ndërhyrjen thelbësore politike në ekonomi dhe mungesën e dialogut publiko-privat, vënë në spikamë aftësinë e vendit për të tërhequr investimet e huaja direkte, që janë vendimtare për zhvillimin ekonomik”, thuhet në komunikatë. Sipas kësaj ode është shqetësuese të shihet se çështje të tilla jo vetëm që po ndikojnë në imazhin ndërkombëtar, por gjithashtu po nxisin pakënaqësi në mesin e qytetarëve të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Lukas Mandl: JBorrell, Varhelyi dhe Lajçak a e shihni se çfarë po ndodh, ju ende dëshironi të sanksiononi Kosovën?

Eurodeputeti i Austrisë, Lukas Mandl, flet për largimin e Borrellit dhe sanksionet e BE-së kundër Kosovës

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka shprehur kritika të forta kundër shefit të BE-së Joseph Borrell, …