Senati amerikan ka miratuar Projektligjin e Mbrojtjes për vitin fiskal 2024, pjesë e të cilit është edhe një trajnim që përfshin Kosovën. E për këtë ka kontribuar edhe senatorja amerikane, Xhejn Shahin. Në një komunikatë zyrtare të senatores, bëhet e ditur se një kontribut i tillë është më se i nevojshëm duke marrë parasysh situatën e sigurisë në veri të vendit. “Senatorja Shaheen ndihmoi në sigurimin e një dispozite që do të zgjeronte një autoritet ekzistues për Departamentin e Mbrojtjes për të trajnuar forcat ushtarake partnere të Evropës Lindore si pjesë e stërvitjeve shumëpalëshe dhe do ta zgjeronte atë autoritet për të lejuar pjesëmarrjen e forcave ushtarake të Kosovës. Përpjekjet e Shaheen janë veçanërisht të rëndësishme dhe në kohën e duhur mes përkeqësimit të kushteve të sigurisë në veri të Kosovës”, thuhet në komunikatën e senatores. Pas kalimit në Senat, Ligji do të merret në shqyrtim nga Dhoma e Përfaqësuesve. (RTK)
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …