Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Diaspora infuzion i ekonomisë së Kosovës

Kosova po përballet me një situatë të vështirë socio-ekonomike marrë parasysh rritjen enorme të çmimeve për një pjesë të madhe të të mirave të konsumit bazik dhe të mirave të tjera. Rritja e çmimeve dëmtojnë në masë të madhe mirëqenien e qytetarëve, duke rritur kështu koston e jetës dhe rënduar buxhetin familjar edhe ashtu të varfër e sidomos të kategoritë sociale. Sinergjia e këtyre  problematikave ka prodhuar një krizë që njihet si kriza e rritjës së kostos së jetesës. Diaspora mbetet infuzioni më i rëndësishëm ekonomik e jo vetëm për Kosovën sepse të gjitha faturat e paftësisë sonë, gjithmonë i kanë paguar ata, e kjo do të ndodh edhe tani.
Trendi i madh i ardhjës së diasporës jo vetëm qe do të injektojë miliona euro në ekonominë vendore me ndikim direkt, por përmirëson mirëqënien sociale të rënduar dhe infuzion i rëndësishëm për bizneset që operojnë në një situatë të rënduar ekonomike si pasojë e rënies së kërkesës agregate në shumë sektorë për shkak të rritjes se çmimeve të të mirave bazike dhe rritjes së tendencës margjinale të të ardhurave në konsum, por do të jetë ajo “kondicioner” që do të na mbajë fresket në këto ditë të nxehta  në të gjitha aspektet shoqërore. Bashkatdhetarët nuk duhet të shihen si instrument financiar e elektoral, por një vlerë e shtuar e shoqërisë tone.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …