Berat Rukiqi

Rukiqi: Kompanitë që Komisarja Dejona i quan “piramidë mafioze”, punësojnë 8 mijë punëtorë

Eksperti i Ekonomisë, Berat Rukiqi ka kritikuar qëndrimin e zyrtares së lartë të partisë Vetëvendosje, Dejona Mihali. Ai ka shkruar se kompanitë që Komisarja Dejona i quan “piramidë mafioze”, punësojnë 8 mijë punëtorë. “Lexoni me kujdes statusin e komisares Dejona. Ajo paralajmëron luftimin dhe mbylljen e komplet 2 bizneseve. I quan PIRAMIDA MAFIOZE. Mbani mend. Manuali është i njejtë: Pas çdo skandali, do të kemi: Video propagandistike, për të sulmuar kundërshtarët, nga “Kinostudio” e Politbyrosë; Hapje të procedurave të ngjashme, për hetim dhe mbyllje biznesesh, si në rastin e Klan Kosovës, kinse në emër të luftimit të kompanive me origjinë të dyshimtë të kapitalit. Përndryshe kompanitë që Komesarja Dejona i quan “Piramidë Mafiozë, janë ndër Top 5 taksapaguesit në vend, punësojnë mbi 8000 punëtorë dhe përfaqësojnë mbi 25% të eksporteve të Kosovës”, ka shkruar njohësi i ekonomisë, Berat Rukiqi.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …