Vazhdojnë pritjet e gjata të mërgimtarëve tonë në pikat doganore brenda territorit të Serbisë. Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton se pika më e ngarkuar për të hyrë në Kosovë është Dheu i Bardhë, ku pritjet janë më shumë se 3 orë. Në Merdare pritjet janë 10 deri 20 minuta për të hyrë në Kosovë, ndërsa për të dalë deri në 5 minuta. Në pikat tjera kufitare, nuk ka kolona për të hyrë ose për të dalë nga Kosova, ka njoftuar Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Kontrolloni gjithashtu
Në Ditën Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë hapur për të gjithë qytetarët e vendit
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të Ditës së Forcës …