Rusia e ka akuzuar Ukrainën për sulm me dronë në Moskë

Rusia e ka akuzuar Ukrainën për sulm me dronë në Moskë, si pasojë e të cilit janë dëmtuar dy ndërtesa dhe është mbyllur për pak një prej aeroporteve të qytetit. Ministria ruse e Mbrojtjes së Rusisë ka njoftuar se droni është rrëzuar në rajonin Odintsovo, në perëndim të qendrës së qytetit, dhe dy të tjerë janë neutralizuar, por janë përplasur nëpër objekte. Ministria e Mbrojtjes e ka cilësuar aktin si tentim për sulm terrorist por që është penguar nga ushtria ruse. Rusia e ka akuzuar Ukrainën për nisje të një morie sulmesh me dronë në territorin e saj muajve të fundit, përfshirë disa në kryeqytet. Naga ana tjetër, zyrtarët ukrainas nuk janë deklaruar për përfshirje në incident.

Kontrolloni gjithashtu

Në Ditën Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë hapur për të gjithë qytetarët e vendit

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të  Ditës së Forcës …