Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i ka bërë thirrje shoqërisë civile për pjesëmarrje në protestë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i ka bërë thirrje shoqërisë civile për pjesëmarrje në protestë. Kjo shoqatë njofton se me mbështetjen e medieve dhe organizatave të shoqërisë civile, më 31 korrik, e hënë, do të mbajë protestë në shenjë revolte për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosova nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ja ka bërë të ditur se protesta me moton “Demokracia vdes në errësirë”, do të fillojë në ora 12:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe ju ka ftuar gazetarët, kameramanët e fotoreporterët, që t’i bashkohen protestës paqësore të hënën.

Kontrolloni gjithashtu

Në Ditën Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë hapur për të gjithë qytetarët e vendit

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të  Ditës së Forcës …